Marilyn Monroe dhe Brigitte Bardot, ja ç’ndodhi në takimin e vetëm mes ikonave të bukurisë

Marilyn Monroe dhe Brigitte Bardot konsiderohen si dy ikona të kinematografisë, por dhe simbole të bukurisë, sensualitet dhe joshjes.

Në 1956, atëherë kur Marilyn Monroe,  konsiderohej si aktorja më e bukur e botës, ndërsa francezja Brigitte Bardot sapo kishte nisur të bëhej e njohur dhe të tërhiqte vëmendjen e shtypit, u takuan për herë të parë dhe të fundit.

Takimi i tyre ndodhi në tualetën e kinemasë Empire, në Londër, 29 tetorin e vitit 1956, vetëm pak minuta pasi Marilyn Monroe ishte prezantuar me mbretëreshën Elizabeta e II-të dhe i shfaqi interes mbi bizhuteritë e familjes mbretërore, protokollet dhe jetën brenda pallatit.

Por si ishte përballja e dy ikonave?

“U ndesha përballë me Marylin! U përshëndetëm duke ulur kokën dhe nisëm të pudrosnim hundën, duke parë vjedhurazi njëra tjetrën. E pashë nga afër dhe ishte e mrekullueshme!! Nuk do ta harroj kurrë atë moment!”, tha Brigitte Bardot.