Rebelim në burgun 313 nga miqtë e Admir Murataj

Një rebelim nga të dënuarit po ndodh në burgun 313 në Tiranë.

Mësohet se janë miqtë e Admir Murataj, ata të cilët janë rebeluar kundër administratës së burgut dhe drejtuesve.

Gjithçka ka nisur pas lajmërimit se Aleksandër Muratajt nuk i është dhënë leje për të qenë i pranishëm në varrimin e vëllait të vrarë pak ditë më parë, në grabitjen e ndodhur në Rinas.

Ata kërkojnë që të lejohet i dënuari të marrë pjesë në varrim.

Siç bën të ditur News24, situata në burgun 313 është e tensionuar.