Dalin rezultatet mjekësore, ja gjendja e Messit pas dëmtimit në fytyrë

Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë qetësisht, pasi lëndimi i Lionel Messit në hundë dhe sy nuk është serioz.

Argjentinasi iu nënshtrua testeve mjekësore dhe rezultatet kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë thyerje.

Messi do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverde për ndeshjen e së shtunës kundër Huescas.

Lionel Messi u përgjak në hundë dhe sy pas një përplasjeje me Chris Smallingun, qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit.