Formacioni i javës në Champions, UEFA lë jashtë njërin mes Ronaldos e Messit

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar dhe i vetmi ekip që ka vënë baza të sigurta për kalimin në fazën tjetër është Liverpooli, pasi fitoi me Porton me rezultatin e pastër 2-0.

UEFA e ka vëzhguar shumë mirë këtë triumf të Liverpoolit dhe në formacionin e javës ka zgjedhur 4 lojtarë të skuadrës së Klopit.

Ndërkohë, në këtë formacion ka tre lojtarë të Tottenhamit, Barcelona me dy futbollistë dhe Juventusi me Ajaxin kanë nga një lojtar, në 11-shen më të mirë të kësaj jave.

UEFA ka përzgjedhur Ronaldon nga Juventusi, ndërsa mungon Lionel Messi.