Solskjaer: Ju tregoj çfarë biseduam me Messin pas ndeshjes

Ole Gunnar Solskjaer nuk donte të jepte shumë informacione për bisedën që pati me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, pas humbjes së Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Tekniku i Manchesterit u pa duke biseduar me argjentinasin pas sfidës së mbrëmshme, teksa kur u pyet se për çfarë folën, ai tha:    

“Uruam njëri-tjetrin të gjitha të mirat dhe shihemi javën e ardhshme. Kjo ishte e gjitha”.

Më pas Solskjaer foli edhe për mënyrën sesi United ia doli ta frenojë yllin e katalanasve.

“Ai është lojtar fantastik. Bëmë më të mirën që mundëm kundër tij. Ndeshja mund të kishte përfundim tjetër dhe është zhgënjyese që humbëm”, deklaroi norvegjezi.