Edi Rama, në Europë si turist, në Lindje të Mesme si kryeministër

Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Matthew Palmer, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar jashtë vendit, me një agjendë jozyrtare.

Por vizitat e tij në Europë tashmë janë kryesisht informale, kurse në Lindjen e Mesme ndryshon puna.

Më 13 prill shefi i qeverisë nuk do të jetë në zyrë, por për një vizite zyrtare në Kuvajt, duke shmangur për të tretën herë protestën e opozitës në Bulevard, këtë radhe me një biletë avioni.

Para disa muajsh, Rama ishte në Arabinë Saudite.

Kurse vizitat në Itali apo Gjermani po i zhvillon pa asnjë takim zyrtar.