Habiti rrjetin, ja çfarë bën fansi i çmendur i motrave Kardashian

Një fans i çmendur i pesë motrave të familjes së famshme Kardashian ka vendosur që t’i ketë fytyrat e tyre në kokë. Një parukier i ka krijuar në mënyrë gati të përsosur fytyrat e Kim, Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie-t rreth e rrotull kokës.

Ai u bë i njohur nga një video e cila është bërë virale deri në atë pikë sa është shpërndarë edhe nga vetë motrat Kardashian. Këto të fundit duket se e kanë pëlqyer tmerrësisht shumë këtë gjest të fansit, pasi postimet e tyre në “Insta Story” shihen të shoqëruara edhe me fjali ekzaltuese e ikonën e zemrës.