FOTO/ Ky është furgoni i grabitjes në Rinas

Kanë dalë edhe pamjet e furgonit që u përdor në grabitjen spektakolare në Rinas.

Është një furgon ‘Volksvagen’ me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.

Ende nuk dihet nëse është vërtetë një furgon i këtij institucioni apo grabitësit e kanë veshur në atë mënyrë për të hequr dyshimet e para.

Në furgon ka disa shenja plumbash, që kanë mbetur nga përplasja me armë me policinë.