VIDEO/ Tottenhami befason Cityn, Liverpooli hedh një hap drejt gjysmëfinales

U luajtën mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e para çerekfinale të Champions League, ku Tottenhami priti Manchester Cityn në Londër, ndërsa Liverpooli në “Anfield” u përball me Porton, shkruan Syri.net.

Sapo kanë përfunduar këto takime, ku Tottenhami fitoi 1-0 ndaj Cityt, me golin e shënuar nga Son Heung-Min në minutën e 79-të.

Për t’u theksuar është se Aguero humbi penallti në pjesën e parë.

Në ndeshjen e kthimit, Tottehnami shkon me avantazhin e një goli, teksa çdo gjë duket e hapur përsa i përket kualifikimit në gjysmëfinale.

Në takimin tjetër, Liverpooli e mbylli me avantazhin e 2 golave sfidën me Porton, ku shënuan Keita dhe Firminho.

Me këtë rezultat, skuadra e Jurgen Klopp është pranë kualifikimit, edhe pse do t’i duhen edhe 90 minuta të tjera në “ferrin” e “Dragaos” në Oporto.