‘Humanistja’ Merkel do të jetë humbësja më e madhe e 2017-ës

Një herë e një kohë ajo udhëhiqte bashkimin Europian si një “kalorësë e pamposhtur”. Kancelarja gjermane Angela Merkel eshtë konsideruar si lidere de facto e Evropës kontinentale, mbrojtësja e  idealeve liberale të kontinentit, kampionia e unitetit evropian dhe bartësja e standardeve të dominimit ekonomike gjerman. 

Megjithatë akti barbar në rrugët e Berlinit këtë jave, shërbeu si një kujtesë e zymtë e kufijve të pushtetit të Merkel, rreziqet e  politikave të “dyerve të hapura” dhe pasojat e pranimit të refugjatëve si dhe dështimet e jashtëzakonshme të autoriteteve federale gjermane për të përballuar rritjen kërcënimi islamik.

I dyshuari kryesor në sulmin brutal në një treg Krishtlindjesh në zemër të Berlinit është një azilkërkues tunizian, Anis Amri, i cili kishte qenë tashmë objekt i një hetimi të mëparshëm, për planifikimin e një sulmi terrorist, por ishte liruar në vend që të deportohej, pavarësisht se ishte në kontakt me islamikët radikalë, duke përfshirë një rrjet rekrutimi për ISIS-in në Gjermani

-Liberalizmi naiv i Merkelit

Mizoria brutale ka hedhur dritë mbi një vendim shumë të diskutueshëm të Merkelit për të mirëpritur rreth 1 milion emigrantë në Gjermani që nga fillimi i 2015-ës, si dhe mbi politikat e dobëta të dëbimit nga ana e qeverisë së saj dhe mosveprimit në mënyrë agresive kundër militantëve islamikë.

Kjo ka të ngjarë ta zhysë lideren edhe më tej javët e ardhshme, ndërkohë që zemërimi publik shtohet dhe bashkë me to edhe pakënaqësitë në radhët e partisë se Merkelit dhe partnerëve të saj.

Merkeli do të përfaqësojë partinë e saj në zgjedhjet federale gjermane të vjeshtës së ardhshme por edhe në qoftë se arrin të fitojë për herë të katërt, mund të bajt këtë në rolin e një “figure shumë të  zvogëluar”.

Sulmi Berlin është duke dërguar valë tronditëse në një Evropë gjithnjë e më nervoze dhe  do të intensifikojë kritika nga udhëheqës të tjerë evropianë, sidomos në Evropën Lindore dhe Qendrore, ku politikat e imigracionit të Angela Merkel, e kanë vënë pjesën tjetër të kontinentit në një pozitë shumë më të cenueshme.

Merkel ka ngritur një humanizëm naiv liberal mbi sigurinë kombëtare të vendit të saj. Ndryshe nga homologia e saj britanike, Theresa May, Merkel duket shumë “jashtë kontakti”  me erën e ndryshimeve gjithëpërfshirëse nëpër Evropë, duke injoruar thirrjet, gjithnjë e në rritje, për sovranitet më të madh dhe kontroll mbi kufijtë kombëtarë.

Ajo po ngjitet në një projekt përvëlues evropian, me entuziazmin për të mbrojtur monedhën e përbashkët evropiane, ndërkohë që përkrah  parimin e lirisë së lëvizjes nëpër Evropë, për të përballuar lodhjen dhe frikën brenda dhe jashtë vendit.

Ajo është gjithashtu e gatshme për t'u përballur me shkallën e frikshme të kërcënimit terrorist islamik në Evropë dhe të pranojë faktin se politikat e saj të refugjatëve kanë përkeqësuar në masë të madhe rreziqet.

Në dekadat e ardhshme, Gjermania do të luftojë me një popullsi që do të pësojë rënie në mënyrë dramatike dhe me një konkurrencë të reduktuar ekonomike.

Kulmi i popullaritetit të Merkelit në dekadën e parë të këtij shekulli ka të ngjarë të mbahet mend si pika kulmore e Gjermanisë moderne të pasluftës.

Britania e Madhe është tashmë në rrugën për t’u bërë ekonomia më e madhe në Evropë deri në vitin 2030, sipas “Qendrës për Kërkime Ekonomike”dhe do ta arrijë Gjermaninë si vendin më të populluar në Evropën Perëndimore nga mesi i shekullit.

Por sfidat me të cilat ballafaqohet Gjermania sot janë në mënyrë të dukshme, më të mëdha se ato të vetëm pak viteve më parë. Kancelarja gjermane duhet të veprojë me vendosmëri përballë kërcënimit në rritje terrorist, dhe të rimarrë kontrollin e kufijve të vendit të saj. Evropa është duke ndryshuar në mënyrë dramatike dhe Merkel duhet të jetë e përgatitur për t’u përshtatur me “erën e re botërore”.

/CNN – Përshtati Syri.net/