Deklarata e Berishës: ‘Vjedhje elektorale. Mirë që nuk morën të gjithë avionin’

Grabitja e sotme në Rinas ku u grabitën 10 milion euro është cilësuar nga ish-kryeministri Berisha si vjedhje elektorale.

Duke iu referuar pamjeve të grabitësit brenda në shkallët e avionit, Berisha shkruan: ‘Pamje spektakolare nga vjedhja elektorale e mbi 10 milionë eurove duke i ngarkuar në avion. Në foto duket plaçkitësi me armë në dorë ne rampën (shkallen) që ngjit valixhet dhe bagazhet në avion. Mirë që nuk morën të gjithë avionin. E lanë për herën tjetër. Sb”, shkruan Berisha