Protesta te Bulevardi i Ri, Manjani: Sjellja e policisë, joligjore

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora deklaroi se  sjellja e policisë ditën e sotme në Bulevardin e Ri nuk është ligjore.

Manjani: Në sjelljen e policisë nuk gjej asnjë sjellje ligjore. as sot dhe as në disa raste tjera, të mëparshme. Policia duhet parë si pjesë e një superpushteti që ka ardh pas 2017. rezultati i zgjedhjeve të 2017 u mbajt jashtë frymës ligjore. Kjo është pasojë e disbalancimit politik. Na qeveris një qeveri që qeveris jo se ja dha të drejtën populli shqiptar, por e fitoi si rezultat i marrëveshjes PD-PS.