VIDEO/ Briken Calja, medalje e artë në shkëputje në Kampionatin Europian

Po zhvillohet në Gjeorgji Kampionati Europian i Peshëngritjes “Batumi 2019”, shkruan Syri.net.

Në këtë aktivitet Shqipëria merr pjesë me 5 shtangistë.

Briken Calja është i pari që konkurron sot, në peshën 73 kg.

Në stilin e shkëputjes, Calja e nisi me 152 kilogramë, duke e ngritur me sukses shtangën.

Në provën e dytë sërish i suksesshëm Calja, duke ngritur 156 kg.

Prova e tretë nuk kalohet me 158 kg, por gjithsesi shtangisti nga Shtërmeni arrin të marrë medaljen e artë në stilin e shkëputjes.