Me kokë të rruar dhe pa ....pse po vonon identifikimi i grabitësit të vrarë

Me kokë të rruar, me veshje antiplumb, pranga dhe tymyese me vete, por pa mjet identifikimi me vete.

Kjo është vështirësia që po has grupi hetimor për të identifikuar një nga autorët e grabitjes së sotme që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me Policinë.

Ndërsa po i merren shenjat e gishtave për të rënë në gjurmët e identitetit të tij.

Ai u gjet i vrarë pranë Urës së Brarit, ndërkohë që Policia thotë se u qëllua nga FNSH gjatë momentit të largimit.

Ndërkohë që një tjetër automjet u gjet në Kamzë gjysmë i djegur ku në brendësi kishte armë dhe rroba kamuflazhi, ndërkohë që nuk janë gjetur paratë.