Sandër Lleshi flet ateherë kur duhet të heshtë, sulmon opozitën!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë reagimin e tij të parë pas pas grabitjes së ndodhur sot në Rinas, por reagimi i tij nuk lidhej me ngjarjen e rëndë, siç priste publiku, por…kundër sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.

Më herët, zyrtari i lartë demokrat deklaronte se policia është e angazhuar kundër banorëve tek Bulevardi i Ri dhe i ka hapur rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend.

Ky fakt i ka prishur “rehatinë” ministrit Lleshaj i cili ka shpërthyer në sulme kundër opozitës në një kohë që, më e pakta, duhet të heshtë në këto kohë kur krimi ka “kapur për fyti” Shqipërinë.

Policia e Lleshajt, në vend që të merret me ruajtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve dhe bizneseve, merret cdo ditë me plane masash kundër protestuesve paqësore apo “kërbaci” i qeverisë kundër qytetarëve që mbrojnë shtëpitë e tyre, rasti i Bulevardit të Ri dhe Unazës…

“Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”, shkruan parrullën e rradhës Lleshaj, fjalë të cilat as ai vetë nuk i beson.