Grabitja në avion, 40 të shoqëruar, ja çfarë u gjet në furgonin e grabitësve

Pak pas grabitjes sot në aeroportin e Rinasit policia ka shoqëruar të paktën 40 persona. Bëhet e ditur se në afërsi të vendit ku u gjet trupi i pajetë i grabitësit, është gjetur edhe një furgon plot me armatime.

Mes të shoqëruarve mësohet të ketë edhe nga punonjës sigurie të aeroportit.

Grabitësit pak pasi kanë marrë paratë, janë larguar menjëherë nga aeroporti por në ikje janë shkëmbyer me forcat e policisë duke i sulmuar me granata e kallashnikov.

Policia është përgjigjur me zjarr dhe një prej grabitësve ka mbetur i vrarë. Sipas dëshmive të para mësohet se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.