VIDEO/ Goditi Romagnolin, merret vendimi i çuditshëm për Mandzukic

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit prodhoi një seri rastesh për moviolë.

Një prej tyre ishte dhe ai i minutës së 87-të kur Mandzukic godet Romagnolin sipas pamjeve filmike.

Episodi që nuk u pa nga VAR. “Gjesti nuk përmban karakteristika të sjelljes së dhunshme”, ka qenë deklarata e Gjykatës Sportive për rastin.

Pra, kroati nuk do të dënohet për gjestin që mund ta shihni në videon e mëposhtme.