Manjani në SYRI.net: 'Nëse Rama do të vendosë diktaturën duke përplasur njerëzit, le ta provojë'

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në Syri.net, ndërsa ka folur për situatën e vështirë politike ku ndodhet aktualisht vendi, u shpreh se zgjidhjen e ka në dorë vetëm një njeri që quhet kryeministri Edi Rama, por që deri më tani nuk ka treguar vullnet për ti dhënë zgjidhje kësaj krize.

Për Manjanin nëse “Rama mendon se do instalojë diktaturën në vend duke përplasur njerëzit, le ta provojë”

“Jemi pa parlament pluralist. Radha e zgjidhjes së  krizës është që duhet të ndërtojmë fillimisht një parlament pluralist që duhet të reflektojë mendimin pluralist të popullit. Kush janë partitë pluraliste?

Aktualisht në parlament është vetëm Partia Socialiste. Tani populli shqiptar nuk kishte vendosur që të qeveriste Partia e Punës. Ky parlament sot nuk është pluralist.

Çfarë reforme do bëjë ky? Pra Partia-Shtet të bëjë reformë. Në çastin që jemi, në një situatë fotografike, është vënë në dyshim demokracia. Në çastin që po flasim jemi në vitin 1990. Ku kemi një parlament të një partie shtet. Duhet të zhvillojmë një palë zgjedhje politike që të jenë të lira. Parlamentin pluralist e bën populli me votë, pikë. Kjo duhet të zgjidhet. Si shkohet në zgjedhje. Këtë e ka në dorë kryeministri. Për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 zgjidhjen e ka kryeministri.

Skenari tjetër, është që nëse Edi Rama mendon se do vendosë dikaturën duke përplas njerëzit në rrugë le ta provojë. Unë mendoj se jemi në diktaturë”, tha Manjani