VIDEO/ Gjendja e mjeruar e stadiumeve në Itali, tifozi hedh grepin dhe kap peshk gjatë ndeshjes

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në Itali. Në takimin mes Rexhio Audace dhe Modenas në Seria D, ishin të pranishëm 10 mijë tifozë.

Gjithë vëmendjen e ka marrë një tifoz, i cili kishte ardhur në stadium me mjetet e peshkimit me vete.

Në hapësirën mes tribunës dhe fushës, ishte krijuar një kanal i madh me ujë për shkak të reshjeve.

Tifozi hedh grepat dhe arrin të nxjerrë një peshk.

Një video që hap edhe njëherë debatin për gjendjen e stadiumeve në Itali.