ZYRTARE/ Humbja e turpshme, jep dorëheqjen trajneri i njohur në Serie A

Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli ka dhënë dorëheqjen pas humbjes të turpshme që skuadra e tij pësoi këtë fundjavë ndaj Frosionones.

Momentalisht drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri i moshave Emiliano Bigica deri në emërimin e teknikut të ri, shkruan SYRI.net.

Menjëherë pas lajmit në mediat italiane është përfolur emri i Ganni de Biasi si zëvendësues i mundshëm i Piolit në krye të Fiorentinës.

Prej vitit 2017 Pioli ka drejtuar Fiorentinën ku në 74 ndeshje ka marrë 27 fitore, 25 barazime dhe 22 humbje.

Përqindja e fitimit të Piolit prej 36.49% është më e keqja e çdo trajnerit të Fiorentinës që nga Delio Rossi, i cili udhëhoqi skuadrën për të fituar në vetëm 26% të ndeshjeve.