'Shqipëria të reflektojë vlerat më të mira të OSBE'

Presidenti i republikës Ilir Meta ka pasur sot një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella, të cilin e ka vlerësuar si “shumë konstruktiv”.

“Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe, - shkroi Meta në FB. -  Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.”