Përplasja tek Bregu i Lumit, Braimallari: Rama dhunoi gratë dhe fëmijët për aferat e tij korruptive

Pas dhunës dhe terrorit të pashembullut të strukturave policore ndaj banorëve të Bregut të Lumit ka reaguar edhe drejtuesi i lartë i LSI.

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Endrit Braimllari ka shkura tek zona e Bulevardit të Ri në mbështetje të banorëve.

Ai u shpreh se “Edi Rama dhunoi gratë dhe fëmijët për aferat e tij korruptive. Ka shoqëruar gra, femijë dhe të moshuar në furgona police”. Sipas tij aty është përdorur, gaz helmues si në aksione ushtarake kundër qytetarëve të tij”. Sjelljen e policisë tek bulevardi i ri Braimllari e ka vlerësuar si terror dhe dhunë.