VIDEO/ Balliu: Barbari dhe kafshëri pushtuesi

Nga Klevis Balliu

Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.  Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve. 

Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën. 

Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi!