Dhunë mbi të revoltuarit tek Bregu i Lumit: goditet në kokë një grua, i thyhet këmba një tjetre

Në përplasjen e fortë të Policisë, forcave speciale me banorët që po mbrojnë shtëpitë e tyre tek Bregu i Lumit, mësohet se ka dy të plagosur: dy zonja janë dhunuar, njera është goditur në kokë dhe tjetrës i është thyer këmba. Gazetari Ermal Rizaj njoftoi se Policia nuk i lejon t’u afron shtëpive, po ashtu, ka shtyrë edhe ish-deputetët e PD, Aldo Bumçin dhe Klevis Balliun si dhe mediat, që të mos iu afrohen atyre që po protestojnë./ar.sh/SYRI.NET