Chelsea konsolidon pozitat për në Champions League

Përtej problemeve të shumta dhe zërave për shkarkimin e Sarrit, Chelsea mposhti West Hamin në derbin londinez dhe mori fitoren e tretë radhazi, duke u ngjitur në vendin e tretë.

“Blutë” e Londrës shënuan dy herë me anë të kapitenit Eden Hazard, fillimisht në minutën e 24-t dhe më pas në të 90-ën, duke marrë një 3-pikësh shumë të rëndësishëm.

Aktualisht Chelsea ndodhet në vendin e tretë me 66 pikë, 2 më tepër se Tottenhami ndjekës dhe 3 më tepër se Arsenali i vendit të pestë.

Gara për zonën Champions është mjaft e ashpër në Premierleague, pasi përveç 3 londinezeve, Chelsea, Tottenham e Arsenal, në garë është edhe Manchester United, ndërsa vetëm dy prej tyre do të mund t’ia dalin.