Meta 'zbardh' takimin me zyrtarin e lartë të OSBE, tjetër mesazh për krizën politike

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe situata politike në vend, ku palët kanë rënë dakord se duhet një zgjidhje realiste dhe efektive.

“Shumë i lumtur të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Thomas Greminger. Bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për Kryesimin e Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Shqetësim i përbashkët për situatën aktuale politike në Shqipëri. Zgjidhje realiste dhe efektive sa më parë të jetë e mundur”, shkruan Meta në postimin e tij.

Presidenti Meta ka marrë pjesë në  Asamblenë Parlamentare të OSBE, kryesimin e rradhës për vitin tjetër e merr pikërisht Shqipëria.