Gjinekologu humorist: Ato që ka vënë në derë, të bëjnë t’ia plasësh së qeshuri

Një gjinekolog në Amerikë ka ndjerë nevojë që në derë të ordinancës të vë një letër me pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet e dhëna, në mënyrë që t’u shmanget bisedave me pacientet dhe partnerët e tyre.

Ja disa prej tyre:

Duket se porosia e tij është e qartë – Kthjellësia dhe disponimi i mirë janë më të rëndësishmet në shtatzëni.

A duhet të kem bebe pas 35?

– Jo, mjaft i keni 35 fëmijë.

Jam në muajin e dytë të shtatzënisë. Kur bebja ime do të lëvizë?

– Nëse keni fat, sapo ta kryejë kolegjin. (Në pyetje është loja me fjalët, në anglisht “move” do të thotë edhe të zhvendosesh, të shpërngulesh).

Cila është metoda më e mirë për përcaktimin e gjinisë së fëmijës?

– Lindja.

Instruktoja ime e shkollës për shtatzëna thotë se gjatë lindjes nuk ndjen dhembje, por shtypje. A e ka mirë?

– Po! Sikur kur themi për tornadon se është rrymim i ajrit.

A ka arsye për të cilën duhet të marr pjesë në lindjen e bashëshortes?

– Jo, pos nëse nuk e di se çka do të thotë fjala “alimentacion”.

A duhet t’i shmangem ndonjë gjëje deri sa përmirësohem pas lindjes?

– Po, shtazaninë.

Bebja jonë ka lindur javën e kaluar. Kur gruaja ime do të ndjehet e të sillet përsëri normalisht?

– Kur të regjistrohet në fakultet.