Takimi 90-minutësh me zyrtarin amerikan/ Vjen reagimi i kryeministrit Rama

Situata kritike politike pritet të marrë një kthesë të re me vizitën e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer sot në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik.

Palmer mbërriti në Tiranë pasditen e sotme, ndërsa serinë e takimeve e nisi me kryeministrin Edi Rama.

Biseda e kreut të qeverisë me zyrtarin amerikan zgjati rreth 90 minuta, ndërsa të pranishëm ishin edhe disa nga ministrat e kabinetit. 

Pas takimit, kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter, shkruan:

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer".

Pas takimit me Ramën, nesër Palmer pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.