Abuzime e përfitime, vihet nën hetim rektori i Bujqësorit

Pasi përçau protestën e studentëve, sepse ishte nën presionin e Edi Ramës, rektori i Universitetit Bujqësore, Bahri Musabelliu është vënë nën hetim.

Duket se Musabelliu nuk i duhet më Ramës dhe ky i fundit ka nisur hakmarrjen ndaj rektorëve në lidhje me protestat studentore që tronditën me themel qeverisjen e kreut të PS.

Pasi kërcënoi me hetime dekanin e Ekonomikut Dhori Kule, Rama ka urdhëruar që të nisin hetimet ndaj rektorit të Universitetit Bujqësor.

Rektori Bahri Musabelliu është vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’, në shërbim të ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Hetimi i filluar do nxjerrë në pah mënyrën sesi rektori Bahri Musabelliu duke shkelur ligjin dyshohet se ka përfituar nga fondet publike, për interesa te ngushta personale.

Ndërkohë që burime tregojnë për jetën luksoze që rektori Bahri Musabelliu bën së bashku me familjarët e tij.