FOTO/ Arbenita Ismajli xheloze e çmendur për Feron

Fero dhe Arbenita Ismajli janë bërë një nga çiftet më të komentuara nga publiku.

Duket se ata kanë një kimi të mrekullueshme me njëri-tjetrin dhe nuk hezitojnë ta shfaqin atë edhe nëpër komente të ndryshme në rrjetet sociale, ku ngacmohen shpesh.

Arbenita është shumë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale e fotot e saj tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Ditën e sotme, modelja simpatike ka publikuar një foto në të cilën shfaqet me të dashurin e saj Feron me anë të të cilës tregoi se është dhe një xheloze e çmendur për të dashurin e saj.

“Ai aty është vetëm i imi”, ka shkuar Abenita pranë fotos dhe ka mbyllur komentet duke mos i lënë asnjë mundësi fansave të komentojnë.