VIDEO/ O vdekje o lirI për shtëpitë tona! Gratë para fadromave, burrat mbi çati, përplasje me qindra policë

Fadromat janë ndezur dhe po përparojnë duke iu afruar metër pas metri shtëpive që do të prishen sot tek Bregu i Lumit, aty ku do të vijojë bulevardi i ri.

Familjet e pashpronësuara nga shteti i kanë dalë para qindra policëve të armatosur, për të mos lejuar shembjen e shtëpive pa u dëmshpërblyer: gratë kanë dalë para fadromave dhe po përleshen me Policinë, kurse burrat dhe djemtë e tyre kanë hipur mbi çatitë duke pritur t’i shembin bashkë me to. Britma dhe mallkime dëgjohen nga bnorët kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.