Zbulohen detajet/ VAR-i konfirmoi penalltinë për Milanin, por gjyqtari ...

Mes shumë polemikash Juventusi arriti të fitojë 2-1 përballë Milanit.

Në minutën e 34-të të takimit, Çalhanoglu ka krosuar ndërsa mbrojtësi i Juventusit, Aleks Sandro e ka ndalur topin me dorë brenda zonës ndërsa pavarësisht kësaj gjyqtari vijoi lojën.

Sipas Corriere della Sera, gjyqtari i cili ishte në krye të VAR-it (Gianpaolo Calvarese) mendoi se ishte penallti, por gjyqtari kryesor i ndeshjes, Michael Fabbri vendosi kundër VAR-it dhe konfirmoi vendimin e tij.

Është thënë se shoqata e gjyqtarëve do të takohet me drejtuesit e klubit të Milanit për t’i kërkuar falje për gabimet.