Bebe Rexha pyetet për origjinën, ja si përgjigjet këngëtarja

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën duke bërë krenar çdo shqiptar.

Gjithashtu Bebe për asnjë çast nuk e ka mohuar origjinën e saj.

E ftuar së fundmi  në emisionin “The Jonathan Ross Show”, ka folur për Shqipërinë dhe i ka treguar të gjithëve që di të flas shqip.

Këngëtarja ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull.

“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,tha Bebe në shqip.

Po ashtu ajo vazhdoi më tej duke treguar se të dy prindërit e saj janë nga Shqipëria dhe se shpesh herë është e pranishme në dasmat shqiptare që zgjasin për 5 ditë.