E bujshme! Nuk është Hazard, Real kërkon këtë lojtar tek Chelsea

Real Madrid po bëhet gati për reforma të mëdha në të gjitha repartet.

Zinedine Zidane nuk i beson Thibaut Courtois dhe është duke kërkuar një portier të ri.

Madrilenët janë në dijeni se David de Gea nuk do të largohet nga Manchester United, andaj po e shikojnë një opsion tjetër.

Real Madrid po tenton ta transferojë portierin e Chelseas, Kepa Arrizabalaga.

Portieri spanjoll u transferua te skuadra londineze në verën e kaluar për 85 milionë euro nga Athletic Bilbao, gjersa ka nënshkruar pesë vite kontratë.

Chelsea nuk do ta lejonte largimin e tij, vetëm nëse Real Madrid do të paguante rreth 100 milionë euro për të.