FOTO/ Interi tronditet nga dëmtimi i lojtarit kryesor

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic luajti vetëm 24 minuta në sfidën e sotme mes zikaltërve dhe Atalantës, pasi një problem muskulor e detyroi të lërë fushën.

Dalja e tij u ndje menjëherë te zikaltrit, të cilët po dominonin, por më pas humbën shpejtësinë dhe qartësinë në aksionet sulmuese, ndërsa në fund nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë mesfushori kroat, pasi në ditët në vijim do t’u nënshtrohet analizave mjekësore, por Spalletti konfirmoi se është e sigurt mungesa e tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Frosinones.