VIDEO/ Polici godet dhe merr zvarrë në mes të rrugës qytetarin për një parkim

Një qytetar ka denoncuar nëpërmjet një video, sjelljen shtazarake të një polici i cili në mes të rrugës godet dhe tërheq zvarrë një qytetar.

Video është denoncuar në profilin e ish-kryeministrit Berisha, ndërsa polici i cili keqtrajton qytetarin është Tanush Hamataj.

‘Sjellje shtazore e narkopolicit ndaj qytetarit te prangosur!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

pershendetje doktor. shikoni si i trajton policija e fierit qytetarer . pasi nje debati per parkim nje militant i partis socisliste me emrin tanush hamataj me me grad oficer policie. godet me shqelme qytetarin me shum urrejtje nderkoh qe esht i prangosur nga koleget e tij. rrahje dhe ofenimr nga familja ëytetarit ne mes te qytetit. shpresojm shum qe ta besh publike. anonim te lutem.”, shkruan ish-kryeministri Berisha.