Zëri autentik i Konicës, çfarë thoshte në Radio NBC për pushtimin italian dhe Mbretin Zog

Një material audio autentik, i papublikuar më parë i i publicistit dhe diplomatit Faik Konica është bërë i njohur nga gazetari Ilir Ikonomi i “Zërit të Amerikës”

Në këtë material zanor, gazetari Konomi, thotë se bëhet fjalë për një intervistë që Konica ka dhënë për radion NBC 80 vjet më parë.

Ja çfarë shkruan Ilir Ikonomi:

Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë.

Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayfloëer të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë.

Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.”shkruan gazetari Ikonomi.