Kaloi nga Juventusi tek Interi, Asamoah tregon si ndjehet te zikaltrit

Kwadwo Asamoah la Juventusin verën e kaluar për t’iu bashkuar Interit me parametra zero, pasi i kishte mbaruar kontrata me bardhezinjtë.

Kur sezoni po shkon drejt fundit, mbrojtësi i majtë ganez bën bilancin e aventurës zikaltër dhe shprehet me të vërtetë i kënaqur që zgjodhi t’i bashkohet Interit.

“Interi është një skuadër e madhe dhe ka mbrapa një shoqëri shumë të fortë. Më ka ndryshuar në nivelin personal dhe jam vërtetë i kënaqur që erdha këtu verën e kaluar”, u shpreh Asamoah.