FOTO/ 'Femrat gjermane 'vdesin' për brazilianët'...

David Neres, sulmuesi i Ajax tregoi për mediat gjermane se sa të lehtë e ka patur për t’ia rrëmbyer zemrën e modeles Kiro Winona, me të cilën është fejuar.

“Nuk m’u desh shumë mund. E pashë në Instagram dhe i dërgova një mesazh privat: Jam David Neres, dil me mua!”, rrëfen lojtari.

E, në fakt, këtë ka bërë bukurshja gjermane, e cila tregon edhe motivin që e shtyu të kthente përgjigje pozitive.

“Femrat gjermane “vdesin” për burrat brazilianë”, është shprehur ajo.

Për këtë pohim, Kira ka marrë mesazhe jo fort të këndshme në rrjetet sociale, për Neres ka sqaruar se nuk duhet ta merrnin seriozisht, sepse ishte thjesht një shaka.