VIDEO/ Premtimi i Bashës për fermerët: Rimbursime më shumë se në çdo vend të Ballkanit

Gjatë takimit me qytetarët e Rrogozhinës, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi rrëzimin e VKM-së, e miratuar së fundmi nga qeveria për uljen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët nga 20 në 6%.

Sipas kreut demokrat, do ti jepet fund hilesë së qeverisë me ndryshimin e TVSH-së për prodhimet bujqësore.

“Do t’i japim fund hiles së madhe të ndryshimit të TVSh-së për prodhimet bujqësore. Duke hequr rimbursimin e TVSh-së, Edi Rama ka goditur drejtpërdrejt fermerët shqiptarë. Sepse u ka lënë vetëm tre rrugë, ose të shitet në treg me çmim 14% më të rritur, ose ta shesë me 14% më pak, ose ta sheshe me 14% më pak tek prodhuesi. Ju ka ulur 14% fitimin për çdo kg fasule, qumësht, ose mish. Kur pa protestën e blegtorëve ka shpallur se gjoja do të subvensionojë me 10 lekë qumështin. Si çdo premtim tjetër, edhe këtë premtim ka një gënjeshtër. Askush nuk e beson bandën e tij hajdutëve. Jo vetëm do ta anulojmë këtë VKM korruptive por të rimbursojmë produktet tuaja. Subvencionim 100 mln euro në vit, do të bëjë të mundur që djersa e fermerit të vlerësohet. Me 100 mln euro në vit, fermerët shqiptarë do të jenë më të mbështetur se fermerët në vendet e tjera të Ballkanit”,tha Basha gjatë fjalës së tij.