A vazhdon lidhja Luana-Krenar, ja si përgjigjet Getoari

 Dje i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Getoar Selimi ka zbuluar për herë të parë edhe arsyen pse Marina nuk po rikthehet në ekran duke u shprehur se ajo është shumë e kujdesshme dhe se ende nuk ka vendosur me çfarë emisioni do të rikthehet në ekran.

Në këtë moment Ermali tha fjalët më të mira për Marinën dhe përmendi faktin që shumë shqiptare martohen me kosovarë.

Ermali tha disa emra vajzash të njohura që janë lidhur apo martuar me kosovarë dhe mes tyre përmendi Luanën e cila është prej disa vitesh në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj.

Kur Ermali përmendi emrin e Luanës dhe Krenarit, Getioar nuk e kundërshtoi por heshti duke e konfirmuar kështu lidhjen e tyre.