Fqinji gjerman tregon për 2 kosovarët e arrestuar: Myslimanë nervozë që dëgjonin muzikë me zë të lartë

Të dy vëllezërit kosovarë që u arrestuan për shkak se dyshohet se planifikuan sulm terrorist në qendrën më të madhe tregtarë në Gjermani “CentrO”, kishin pak kohë që u transferuan në qytetin Duisburg, aty ku u arrestuan sot nga policia gjermane

Sipas njoftimit të policisë, ata do të mbahen në arrestim deri nesër.

Rrjeti Hulumtimit i WDR, NDR dhe "Süddeutsche Zeitung" njoftoi se dyshimet kundër të dy vëllezërve ishin të rënda, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë federale, vëllezërit kishin kërcënuar seriozisht se do të sulmonin qendrën.

Një banor që jetonte afër dy vëllezërve nga Kosova, Markus Hockenbrick ka thënë se një natë para arrestimit të tyre, kishte dëgjuar muzikë që po vinte nga banesa e kosovarëve.

Ai gjithashtu për policinë ka dhënë sqarime se si ishin këta dy persona. “Gjithmonë ishin nervozë, të zemëruar”, thotë komshiu duke i përshkruar se ishin myslimanë.