'Nipi i Enver Hoxhës narkotrafikant i lirë, Olsi që la Amerikën për Xibrakën fryhet si shushunjë'

Shqipëria një vend që në drejtimin e Ramës, ligjin e ka marrë në dorë Maliqi, ku narkotrafikantët dalin nga burgu ndërsa qytetarët e thjeshte për një faturë dritash vuajnë dënime me burg ose varin veten në qeli.

Ky është edhe konteksti i një fotoje të publikuar nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se për 20 kg kokainë, nipi i Enver Hoxhës bëri vetëm 3 vite burg, kurse babai i dy fëmijëve që nuk kanë bukë në shtëpi po kryen 5 vite burgim.

Ndërsa nuk la pa thumbur edhe Olsi Ramën, që sipas Berishës la Amerikën për Xibrakën, laboratorin e drogës.

“Nipi i diktatorit, Ermali narkotrafikant i lirë, Olsi që la Ameriken për Xibraken fryhet çdo ditë si shushunjë! Sb’ shkruan Berisha.