VIDEO/ Treni merr përpara ambulancën, 2 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni, ku treni ka marrë përpara një ambulancë, duke vrarë dy persona.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë, ku duket ambulanca e cila ngeli ne mes të shinave, pas uljes së trarëve që ndalojnë qarkullimin e makinave.

Treni, i cili ishte me një shpejtësi të lartë godit ambulancën duke i marrë jetën shoferit dhe mjekut.

Siç duket edhe nga pamjet, shoferi është në panik, teksa nuk arrin të nxjerrë dot makinën nga shinat.