Jo vetëm reshje shiu por edhe … ja moti për ditën e nesërme

Dita e nesërme pritet të karakterizohet nga një mot i vranët, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në disa qarqe të vendit.

RESHJET
Sot pasdite (e premte dt.05) dhe nesër (e shtunë dt.06) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia (ndonëse mjaft e vogël) që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 22 °C
në vendet malore: 5 / 12 °C

ERA
Sot pasdite (e premte dt.05) dhe nesër (e shtunë dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në zonat malore të territorit.