Ndër më të kërkuarat në Shazam, ja për kë këngë shqiptare flitet
Një ndër 50 këngët më të kërkuara ndërkombëtarisht në “Shazam” është kënga e modernizuar shqip “Te molla”, e cila ka fituar edhe platinum në ITunes.
Produkti i tre të rinjve shqiptarë shumë të talentuar (Killua,Arnon,Jonisa) është kthyer hit në pak kohë, në shumë vende të botës. Ky fakt është zbuluar nga këngëtarja Aurela Gaçe përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku nuk ka ngurruar të tregojë as mbështetjen e saj ndaj të rinjve.
“Kënga shqip “Te molla” ka fituar platinum në ITunes. Është në 50 këngët më të kërkuara ndërkombëtarisht në Shazam dhe ka qenë në vend të parë në ITunes Dance Chart në Rusi.
Pra, ata dëgjojnë këngë shqip, të vjetër, të sjellë në mënyrën më moderne të mundshme nga këta 3 yjet. Ja që ka mënyra për të depërtuar në botën e madhe të muzikës edhe me shqip”– ka shkruar Aurela.