Reformë zgjedhore pa parlament pluralist nuk mund të ketë!

Ligjërimi i Ramës që fton opozitën ‘të bëjë reformë zgjedhore’, dhe pastaj Ai ta miratojë me parlamentin monist, është thellësisht e papranueshme!

Të paktën për mua është e tillë, nuk e di për Opozitën.

I përkas mendimit se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, ku sistemi zgjedhor është i pari që duhet ndryshuar.

Jo më Kodi, por i gjithë sistemi zgjedhor duhet ndryshuar.

Por në radhë të parë, vendit i duhet një parlament pluralist. Kjo është detyra numër një e politikës. Të tjerat vijnë pastaj.

Sa për të ndërtuar një Parlament pluralist ky Kod Zgjedhor është i mjaftueshëm. Prekja në mënyrë të njëanshme e tij do shënonte fillimin e një përplasje të rrezikshme!

Ndaj ka vetëm një shërbim ndaj shtetit, publikut dhe demokracisë në vend:

Kryeministri të caktojë datën se kur i do zgjedhjet politike parlamentare.

Kaq! Të tjerat janë kot!