Qeni zbulon 1.3 milionë euro kokainë, prangosen 3 shqiptarë

10 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër është sekuestruar nga policia italiane e Pizës.

Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë të cilët po udhëtonin me dy automjete luksoze.

Ndalimi i tyre është bërë pas një kontrolli rrugor.

Ka qënë nuhatja e qenit antidrogë "Lion", i cili ka identifikuar praninë e lëndës narkotike në bordin e njërit prej dy automjeteve.

Kokaina e konfeksionuar në pako të presuara hermetikisht është gjetur në një vend të modifikuar enkas në bagazhin e automjetit.

Gjithashtu në automjetet e shqiptarëve janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe mbi 4100 euro cash.

Testi i kokainës rezultoi se është e cilësisë 100% e pastër e që mund të përdorej për të përgatitur të paktën 40 mijë doza.

Vlera e përfitimit në treg përllogaritet mbi 1 milionë e 200 euro.

Tre shqiptarët janë në dispozcion të autoriteteve gjyqësore në burgun e Pizës.