Kim Mehmeti: Ne 'shikojmë' muzikë, ne 'lexojmë' receta gatimi...

Nga Kim Mehmeti

"Ne nuk dëgjojmë, por ‘shikojmë’ muzikë, ne nuk lexojmë libra që ta ‘forcojnë’ trurin, por receta për gatim që ta ‘hollojnë’ trupin. Te ne nuk është e turpshme të jesh ‘tru trash’, por ‘trup trash’. Andaj ne ndërtuam shoqëri të 'tallava' vlerave, shoqëri në të cilat diplomon e doktoron xhepi e jo koka, ku 'këndon' trupi e jo zëri, ku lajmës më i vlerësuar është 'tellalli' partiak. Andaj, është duke na mbuluar 'tallava' arsimimi, 'tallava' gazetaria, 'tallava' politika..., me çka na kanoset rreziku të bëhemi 'tallava' popull!"