Shokon zv/ ministri i Brendshëm, 'Bandat lajnë hesapet mes tyre, qytetarët nuk kanë pse shqetësohen’

Ka habitur jo pak zv.ministri i Brendshëm Lamallari sonte në Opinion ku ndërsa ka debatuar për krimin në vend, është shprehur se qytetarët nuk kanë pse të ndihen shqetësuar se bandat lajnë hesapet me njëra-tjetrën.

 “Çdo ngjarje e rëndë është shqetësuese. Dhe për çdo ngjarje duhet të bëjmë dallimin, kemi vrasje aty për aty, kemi vrasje në familje, kemi dhe disa vrasje që janë dhe për likuidime. Qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar” tha zv/ ministri i Brendshëm.